TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2025, 21:36

Deshamp largohet nga Franca para Kupës së Botës? Zidan jep “bekimin” për të marrë stolin e ‘gjelave’: Do të ndodhë shumë shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Deshamp largohet nga Franca para Kupës së Botës? Zidan jep

Legjenda franceze e futbollit dhe ish-trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, ka zbuluar se rikthimi i tij si trajner do të ndodhë shumë shpejt. Zidan ka qenë 'me pushime' që nga koha e tij e fundit në Madrid në vitin 2021. Gjatë kësaj mungese ai u lidh me kalimin te disa klube, si Mançester Junajtis, Fenerbahçe, Çelsi apo edhe Marsejë.

Mirëpo gjasat më të mëdha janë që ai të ketë pranuar tashmë rolin e trajnerit të kombëtares franceze, ekip ku për shumë vite dha kontributin si futbollist dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 1998.

Si trajner Zidan ka drejtuar vetëm Realin  e Madridit në dy periudha të ndryshme, nga janari 2016 deri më qershorin e 2018 dhe nga marsi i 2019 deri në qershorin e 2021, duke fituar 11 trofe, mes të cilëve tre herë Champions League.

Zidan pyetet vazhdimisht se kur do të kthehet në pankinë dhe të hënën në mbrëmje, në një ndeshje bamirësie në Tlon, ai dha një aludim të vogël: "Do të ndodhë së shpejti, shumë shpejt".

 

zinedin zidan kombëtarja e francës

Lini një Përgjigje