TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2025, 20:26

“Ka ende për të dhënë si lojtar”, Arteta i bindur: Granit Xhaka i ka të gjitha cilësitë për të pasur sukses si trajner

Shkruar nga Pamfleti

“Ka ende për të dhënë si lojtar”, Arteta i

Mikel Arteta thotë se është i bindur se ish-kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, ka cilësitë që duhen për t’u bërë një “trajner i shkëlqyer” në të ardhmen. Megjithatë, trajneri spanjoll pranon se mesfushori aktual i Sandërlendit është ende larg fundit të karrierës së tij si futbollist.

Që kur iu bashkua Sandërlendit në korrik të kësaj vere, pas dy vitesh te Bajer Leverkusen, Xhaka ka luajtur çdo minutë këtë sezon me ekipin e tij të ri. Arteta, i cili miratoi largimin e Xhakës pas shtatë sezonesh tek Arsenali në vitin 2023, foli ngrohtësisht për ish-lojtarin e tij.

Arteta e kishte Granit Xhakën kundërshtar fundjavën e kaluar në barazimin 2-2 mes dy skuadrave në Premier Ligë. Trajneri i “Topçinjve” tha se mesfushori filloi karrierën e tij si trajner ndërsa ishte ende në Emirates. “Mendoj se Ethan Nuaneri ishte një prej tyre që ai trajnoi atë periudhë“, tha Arteta.

Më pëlqeu sepse kjo do të thotë që, jam i sigurt nëse ai e dëshiron, një ditë do të bëhet një trajner i shkëlqyer. Dhe shumë të tjerë që kanë filluar licencat e tyre ndërsa jemi këtu, sepse ndihen të frymëzuar, e duan dhe shohin gjithashtu një mundësi për të përmirësuar jetën e tyre pasi të dalin në pension”, tha Arteta.

Do të varet nga ajo që Graniti do të vendosë. Kjo nuk është për mua, por mendoj se ai është një trajner shumë i mirë që tani në fushën e lojës. Por për momentin ta lëmë ende të luajë. Ai po luan çdo minutë të çdo ndeshjeje, kështu që mendoj se ai ende ka një karrierë të gjatë përpara”, tha Arteta.

granit xhaka mesfushori shqiptar mikel arteta trajneri i arsenalit

Lini një Përgjigje