TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2025, 18:02

Myrto Uzuni kërkohet në Serinë A, sulmuesi kuqezi bëhet gati t’i japë lamtumirën SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni kërkohet në Serinë A, sulmuesi kuqezi bëhet gati

Myrto Uzuni mund të rikthehet së shpejti në Evropë.

Sulmuesi shqiptar i Austin po vlerëson mundësinë për të lënë MLS-në në fund të vitit 2025, me synimin për t’u rikthyer në futbollin evropian, siç ka raportuar “TuttoCagliari.net”.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se dëshira e tij është e qartë: të provojë sërish veten në një kampionat më konkurrues, pas përvojës përtej Oqeanit.

Kjo dëshirë nuk ka kaluar pa u vënë re, veçanërisht në Itali, ku Kaljari ka shfaqur interes konkret.

Klubi nga Sardenja, që kërkon përforcime në repartin ofensiv për pjesën e dytë të sezonit, po shqyrton mundësinë e huazimit fillestar në janar, një formulë që do t’i lejonte të testonin ndikimin e 30-vjeçarit në Serinë A përpara se të vendosin për një blerje të mundshme.

Për momentin, nuk ka negociata të avancuara, por kontaktet mes palëve mund të intensifikohen gjatë javëve në vijim.

Emri i Myrto Uzunit mbetet një nga më interesantët në horizontin e merkatos së dimrit për klubin kuqeblu.

myrto uzuni sulmuesi shqiptar kaljari

Lini një Përgjigje