
Kombëtarja shqiptare pasditen e djeshme ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë për duelin me Andorrën. Kuqezinjtë kanë nisur kështu përgatitjet për këtë sfidë, e cila është shumë e rëndësishme dhe delikate.
Silvinjo në seancën e parë stërvitore kishte disa mungesa. Tomas Strakosha, Nedim Bajrami dhe Mirlind Daku nuk ishin pjesë e ekipit, ndërsa të 3 futbollistët pritet t’i bashkohen gjatë ditës së sotme.
Siç dihet Kombëtarja do të vazhdojë seancat stërvitore në Barcelona deri para sfidës me Andorrën. Përballje kjo që do të luhet ditën e enjte në orën 20:45 në transfertë.
kombëAktualisht Shqipëria ndodhet në grupin K dhe ka arritur të grumbullojë 11 pikë pas 6 ndeshjesh.
Lini një Përgjigje