TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2025, 19:59

“Serbia do ta kalojë Shqipërinë, shanset janë”, Pavloviç: Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të besonim se mund të mposhtim Anglinë

Shkruar nga Pamfleti

“Serbia do ta kalojë Shqipërinë, shanset janë”,

Strahinja Pavloviç, mbrojtësi i Serbisë, ka bindjen se ekipi i tij ka forcën e duhur për të fituar të dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Letonisë dhe synuar për të kapërcyer Shqipërinë në renditje. Këtë e ka shprehur në një intervistë të dhënë për Federatën Serbe ku ka konfirmuar besimin që ka se kjo skuadër mund të luftojë për “play-off”.

Padyshim nuk është e lehtë, është më mirë kur ke gjithçka në duart tuaja. Megjithatë, shanset ekzistojnë. Ne shpresojmë të fitojmë të dy ndeshjet dhe të mos bëjmë llogari. Sa herë që kemi menduar për të tjerët, nuk kemi bërë mirë. Është e vështirë, por për sa kohë ekzistojnë mundësitë, dijmë të luftojmë. Ndoshta mund të përfitojmë nga kjo situatë, le të jetë një lloj çlirimi për ne. Të shkojmë në “Uembli” me motivim maksimal, të bëjmë më të mirën për të mundur rivalin tonë të madh, nëse nuk ia dalim, t’i japim dorën dhe të vazhdojmë përpara.

Askush nga ne nuk do të ishte në Stara Pazova tani nëse nuk do të besonim se mund të fitojmë ndaj Anglisë. Unë nuk kam takuar ende një futbollist, i cili nuk beson se mund të mposhtë çdo kundërshtar, ne besojmë dhe do të shkojmë në Londër për të dhënë 100% të mundësive tona”, tha Pavloviç në intervistën e tij.

 

mbrojtësi i serbisë kualifikueset e botërorit strahinja pavloviç

Lini një Përgjigje