
Berat Gjimshiti ka zyrtarisht një trajner të ri tek Atalanta. Klubi bergamask bëri të ditur nënshkrimin e kontratës me teknikun 41 vjeçar që do të zëvendësojë në këtë detyrë, kroatin Juriç të shkarkuar pak ditë më parë.
‘Klubi i Atalantës, me shumë kënaqësi njofton se roli i trajnerit të skuadrës së parë iu besua Rafaele Paladinos, 41 vjeçarit që pas fillimeve me skuadrat U-15 dhe Primavera të Monzës, ka drejtuar 126 ndeshje në klube profesioniste; 73 me Monzën dhe 53 me Fiorentinën, me të cilën arriti në vendin e 6 në sezonin e kaluar në Serinë A me 65 pikë duke arritur edhe gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës, lexohet në komunikatën e Atalantës.
Rafaele Paladino nënshkroi me Atalantën një kontratë deri më 30 qershor të 2027. Bashkë me të në stafin teknik të tij do të jenë edhe asistenti Stefano Çiterio, Federiko Peluzo si bashkëpunëtor teknik, Fabio Korabi si përgatitës atletik. Nikola Riva bashkëpunëtor i përgatitësit atletik, Andrea Ramponi e Matia Kasela, analistë ndeshjesh.
Kujtojmë se Paladino ka një eksperiencë të konsiderueshme në Serinë A. Ai ka drejtuar ekipe si Fiorentina dhe Monza, ku ka bërë mirë.
Lini një Përgjigje