TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 21:42

Ndihmoi Inter Majemin të fitonte titullin kampion, Mesi shpallet lojtari më i mirë për të dytin vit radhazi

Shkruar nga Pamfleti

Ndihmoi Inter Majemin të fitonte titullin kampion, Mesi shpallet lojtari

Lionel Mesi shpallet lojtari më i mirë i vitit në kampionatin amerikan të futbollit për të dytin vit radhazi duke vendosur një rekord të ri pasi bëhet i pari futbollist në historinë e Major League Soccer që e fiton këtë çmim për dy vjet njëri pas tjetrit.

Po kështu, Mesi fitoi edhe Këpucën e Artë me 38 vjeçarin që e mbylli kampionatin me 29 gola të shënuar dhe 19 asist, duke tejkaluar bilancin me 20 gola e 16 asist të vitit 2024

Me një kontribut prej 48 golash dhe asistesh të marra së bashku, bilanci i Mesit është i dyti më i miri në historinë  e MLS pas atij të Karlos Velës në vitin 2019. Lionel Mesi vendosi rekord edhe përsa i përket “Play off”-it të MLS me 6 gola të shënuar dhe 9 asiste në këtë fazë të kampionatit.

Që nga transferimi i tij në korrik të 2023 Mesi ka drejtuar Inter Majemin drejt fitores së Leagues Cup në 2023 dhe Supporters’ Shield 2024 dhe ka një kontratë me skuadrën nga Florida deri në 2028

Çmimi London Donovan MLS MVP në kampionatin amerikan të futbollit ka filluar të jepet që nga viti 1996. Lionel Mesi është futbollisti i dytë që e fiton këtë çmim 2 herë pas Preki më 1997 dhe 2003 dhe i katërti lojtar që fiton si çmimin MVP ashtu edhe Këpucën e Artë të Kampionatit brenda një sezoni.

lionel mesi sulmuesi argjentinas inter majemi

Lini një Përgjigje