TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 19:45

Siguroi kontratën e jetës verën e kaluar, sulmuesi i Anglisë bie në prangat e policisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Siguroi kontratën e jetës verën e kaluar, sulmuesi i Anglisë

Ivan Tonej, sulmuesi 29-vjeçar anglez me shtatë ndeshje dhe një gol për “3 luanët”, u arrestua në Londër gjatë natës pasi goditi me grusht në fytyrë një tifoz që ai e konsideroi shumë të bezdisshëm në një bar në kryeqytetin britanik.

Lojtari, i cili u transferua tek Al-Ahli, në Arabinë Saudite, verën e kaluar për 40 milionë euro, dhe ku fiton 25 milionë euro në sezon, u prangos në vendngjarje dhe u shoqërua nga policia Metropolitane, siç tregohet edhe në një video të postuar në mediat sociale.

Sipas dëshmitarëve, Tonejt iu afruan disa të rinj të cilët u përpoqën të bënin një selfie në një mënyrë ndërhyrëse. Lojtari u përgjigj duke mbrojtur veten, nga frika e një sulmi dhe vjedhjes së mundshme të bizhuterive të tij. Viktima pësoi fraktura në hundë dhe gishtin e vogël, por lëndimet e tij nuk janë serioze.

Policia konfirmoi arrestimin e tij për dy akuza për sulm dhe një akuzë për përleshje, ndërsa lojtari më pas u lirua me kusht në pritje të një hetimi.

ivan tonej sulmuesi angëez

Lini një Përgjigje