TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 17:20

Dopieta “çon në qiellin e shtatë” Ernest Muçin, sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Dopieta “çon në qiellin e shtatë” Ernest

Ernest Muçi ishte fantastik në duelin që Trabzonspori fitoi 2-1 ndaj Goztepe. Muçi shënoi golin e parë në minutën e 46, por s’u mjaftua.

Shqiptari ia doli që të shënonte edhe të dytin në minutën e 76, por këtë herë me një supergol. Ish-i i Tiranës tregoi klasin e tij me një goditje perfekte në cepin e portës. Paraqitje kjo që është vlerësuar nga “SofaScore”.

Kështu futbollisti i Kombëtares është zgjedhur në formacionin e javës së 15 në Turqi. Madje është vlerësuar edhe me notën 8.7.

Dopieta “çon në qiellin e shtatë” Ernest

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspori

Lini një Përgjigje