TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 16:35

U largua papritur nga Vllaznia, Tomas Brdariç nënshkruan me ekipin e Superligës

Shkruar nga Pamfleti

U largua papritur nga Vllaznia, Tomas Brdariç nënshkruan me ekipin e

Tomas Brdariç rikthehet në pankinë. Por jo në Superiore, ku emri i tij ishte përmendur vazhdimisht gjatë verës nga klube të ndryshme. Trajneri gjerman nga sot do të jetë në stolin e një skuadre në Superligën e Kosovës.

Klubi i Drenicës, i cili po lufton për mbijetesën në elitë në këtë edicion, ka bërë zyrtar afirmin e trajnerit i cili në të kaluarën ka drejtuar Vllazninë në elitën e futbollit shqiptar.

Të nderuar qytetarë të Drenicës, tifozë të zjarrtë kuqezinj, miq të futbollit dhe i gjithë opinioni kombëtar,

Sot, FC Drenica shkruan një faqe të re në historinë e futbollit tonë. Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjatë me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić, një emër i madh i futbollit gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner i suksesshëm në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ku ai ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Me përvojën e tij dhe me vizionin tonë të ri, FC Drenica sot hedh një hap të guximshëm drejt futbollit modern evropian. Me ardhjen e tij, ne e kemi afruar edhe më shumë Gjermaninë në Drenicë – një standard i ri profesional, një mentalitet i ri fitues dhe një energji e re për të ardhmen e klubit”, shkruhej ndër të tjera në mesazhin e klubit të Drenicës i cili aktualisht mban vendin e 8 në renditjen e Superligës së Kosovës.

tomas brdariç trajneri gjerman drenica

Lini një Përgjigje