TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 16:13

“Mezi po pret të luajë për Shqipërinë”, menaxheri i Anis Mehmetit jep lajmin e madh: Do të shënojë ndaj Polonisë

Shkruar nga Pamfleti

“Mezi po pret të luajë për Shqipërinë”,

Anis Mehmeti vazhdon që të jetë një nga emrat më të komentuar, kjo për shkak të mungesës së tij në Kombëtaren shqiptare, pasi trajneri Silvinjo nuk e fton. Për këtë ka folur menaxheri i futbollistit, Mario Cenolli.

I ftuar në emisionin “MegaSport” në “A2 CNN”, Cenolli ka thënë se Mehmeti mezi pret që të luajë për Shqipërinë, madje thekson se nuk e di pse Silvinjo s’e fton. Ndër të tjera ai e bën “fakt” prezencën e sulmuesit në mars, duke parashikuar se Mehmeti do të shënojë.

Di të them se Mehmeti është një djalë i mrekullueshëm dhe ka një familje të mrekullueshme. Nga bisedat më të mund t’iu them se mezi po pret që të luajë për Shqipërinë. Nuk e di, nuk ka arsye se përse Silvinjo nuk e thërret.

Mehmeti është gati të luajë në krahë të majtë dhe të djathtë, luan edhe pas sulmuesit. Për mua ne fitojmë 0-1 me Poloninë dhe fitojmë 0-1 në finale me Ukrainën, golin e shënon Mehmeti”, u shpreh Cenolli.

mario cenolli menaxheri i anis mehmetit

1 Komente

  1. 0
    007/2

    Edhe për Ozunin pati rezerva, por koha tregojë që ishte i dobishëm për kombëtaren.

    Lini një Përgjigje