TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 14:02

Xhaja dhe Jorgji sërish në skenën Europiane, zbulohen ndeshjet ku do të gjykojnë arbitrat shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Xhaja dhe Jorgji sërish në skenën Europiane, zbulohen ndeshjet ku
Dy arbitra shqiptarë, Juxhin Xhaja dhe Enea Jorgji

Dy arbitra shqiptarë do të gjykojnë takime të rëndësishme në ndeshjet e radhës të UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, që zhvillohen të enjten.

Në UEFA Europa League, ndeshja Lyon – Go Ahead Eagles do të drejtohet nga arbitri Juxhin Xhaja. Asistentë të tij do të jenë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.

Sistemi VAR do të operohet nga skocezi Andrew Dallas, ndërsa AVAR do të jetë gjermani Christian Dingert. Takimi do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00.

Ndërkohë, në UEFA Conference League, sfida Breidablik – Shamrock Rovers i është besuar arbitrit shqiptar Enea Jorgji. Asistentë do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, dhe arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.

Në VAR do të jetë italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR do të shërbejë arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj. Ndeshja do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Laugardalsvöllur” në Rejkjavik, në orën 18:45.

xhaja dhe jorgji ndeshje skena europiane

Lini një Përgjigje