TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2025, 22:08

Ndërroi 14 bluza me topin mbi kokë, Agim Agushi pjesë e Rekordeve Guinness (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndërroi 14 bluza me topin mbi kokë, Agim Agushi pjesë e Rekordeve

Agim Agushi është tashmë pjesë zyrtare e Librit të Rekordeve Guinness, pas një performance spektakolare që e vendosi Shqipërinë në hartën botërore të sfidave unike. Rekordi i tij i certifikuar lidhet me xhonglimin me kokë të një topi futbolli ndërkohë që kishte veshur 14 bluza njëra mbi tjetrën – një sfidë jo vetëm fizike, por dhe me përqendrim të jashtëzakonshëm.

Ky akt i rrallë ndodhi më 2 maj 2025, në Himarë, gjatë një aktiviteti festiv për çeljen e sezonit turistik. Përballë dhjetëra qytetarëve dhe vizitorëve që ndoqën me entuziazëm performancën, Agushi mbajti balancën e topit mbi kokë duke mos lejuar asnjë gabim, ndërkohë që ndryshonte bluza pas bluze, deri në të 14-ën.

Rekordi u verifikuar dhe certifikuar nga përfaqësues zyrtarë të Guinness Ëorld Records, të cilët më pas e kanë përfshirë emrin e tij në librin më të njohur të rekordeve botërore.

Lini një Përgjigje