TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2025, 17:27

Derbi Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

Shkruar nga Pamfleti

Derbi Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

Në stadiumin “Air Albania”, sot në orën 18:00 nis një nga përballjet më të ndjekura të futbollit shqiptar, derbi i Tiranës mes bardhebluve dhe Partizanit. Përtej historisë dhe rivalitetit të gjatë, ky derbi vjen në një moment të veçantë, kur të dyja skuadrat ndodhen larg pritshmërive dhe kanë nevojë për rezultat për të mos e lënë sezonin të rrëshqasë në dështim.

Pak minuta para ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Ardian Nuhiu dhe Oltijon Kërnaja që kanë vendosur të mos rrezikojnë; në fushë zbresin emrat më të fortë të të dyja kampeve.

Tirana, që kërkon të rekuperohet pas humbjes turpëruese ndaj Dinamos, rreshtohet me: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta.

Në stol është trajneri Ardian Nuhiu, që e sheh këtë sfidë si një provë vendimtare për të mbajtur drejtimin e ekipit.

Në anën tjetër, Partizani, që ka ardhur nga një fitore minimale, do të kërkojë të shfrytëzojë krizën e Tiranës për të marrë 3 pikët dhe për të shpëtuar sezonin. Formacioni i “demave të kuq” është: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia.

Skuadra drejtohet nga Oltijon Kërnaja, i cili kërkon të fitojë derbin e parë si trajner i parë në krye të Partizanit.

Lini një Përgjigje