TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 18:08

Tare nuk heq dorë nga Levandovski, Milani nxjerr në shitje sulmuesin e sapoardhur për të transferuar polakun

Shkruar nga Pamfleti

Tare nuk heq dorë nga Levandovski, Milani nxjerr në shitje sulmuesin e

Jashtë Europe dhe Kupës në Itali, Milani tani është i fokusuar totalisht te gara në Serinë A. Drejtuesit e “djallit” insistojnë se objektiv mbetet vetëm rikthimi në Champions, por në kushte të tilla me vetëm një ndeshje në javë, Milani pa diskutim do të luajë për titull, por ky objektiv është i lidhur ngushtë edhe me merkaton e janarit.

Igli Tare do të kërkojë me çdo kusht t’i vendos në dispozicion trajnerit Alegri një sulmues të ri, për këtë arsye Tare ka planifikuar një takim kokë me kokë me super agjentin Pini Zahavi, i cili menaxhon Nkunku dhe Robert Levandovski. Tare kërkon të kuptojë nga agjenti i polakut nëse ekziston mundësia që Leva të transferohet në Milano, sigurisht edhe kushtet financiare.

Në këtë pikë, në skenë del edhe opsioni Nkunku, me Taren që kërkon të përfshijë në negociata ish-sulmuesin e Çelsit. Nkunku zbarkoi në Milano gjatë verës për 38 milionë euro, plus 4 bonuse, por deri në këtë pikë të sezonit ka zhgënjyer totalisht. Tare është i gatshëm t’i japë Barçës sulmuesin francez, në mënyrë që Flik të lërë të lirë polakun.

 

 

robert levandovski sulmuesi polak milan

Lini një Përgjigje