TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 18:53

E pazakontë në Champions League, Olimpiakosi luan në temperaturë -21 gradë dhe arrin të triumfojë

Shkruar nga Pamfleti

E pazakontë në Champions League, Olimpiakosi luan në

Olimpiakosi ka arritur një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Kairat Almati në “Astana Arena”, duke mbajtur gjallë ambiciet për t’u futur në 24-shen e fazës së ligës dhe për të avancuar në fazat eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sfida normalisht duhej të luhej në Almati, por për shkak të temperaturave të ulëta atje, rreth 2 gradë Celcius, u zhvendos në Astana ku temperatura ishte -21 gradë Celcius!. Duket një zhvendosje anormale por ka një shpjegim. Stadiumi i Astanas, skuadër ku luan futbollisti Nazmi Gripshi, është ultramodern dhe përveçse ka çati lëvizëse që mbyllet, ka edhe ngrohje të brendshme.

Ndaj gjatë ndeshjes, temperatura në qytet ishte -21 gradë, por brenda në stadium me mijëra tifozë kishin shkuar të shihnin ndeshjen që luhej në temperaturë shumë më të përshtatshme.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Gelson Martins në minutën e 73, me një goditje të shkëlqyer nga një pozicion i vështirë, pas një aksioni të nisur nga Muzakitis dhe pasimi të saktë të Taremit. Ky është triumfi i parë i Olimpiakosit në këtë fazë të kompeticionit, si edhe fitorja e parë në transfertë në Champions pas dhjetë vitesh.

Skuadra e Mendilibar dominoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar raste të shumta që në minutat e para. Çikuinjo, El Kabi dhe vetë Martins kërcënuan disa herë portën e Anarbekov, i cili bëri disa pritje vendimtare. Në minutën e 14, shtylla i mohoi golin Martins, ndërsa El Kabi pati dy mundësi të arta që u ndalën nga portieri.

Në pjesën e dytë, Kairat Almati u përpoq të reagonte, por Olimpiakosi rriti presionin dhe kontrolloi plotësisht lojën pas shënimit të golit. Në minutat 76 dhe 79, ekipi grek ishte shumë pranë golit të dytë, por Taremi dhe El Kabi u ndalën nga Anarbekov dhe shtyllat e portës.

Në fund, Olimpiakosi menaxhoi rezultatin dhe mori tre pikë jetike, duke qëndruar në garë për një vend në fazën tjetër të Champions League.

olimpiakosi i pireut kairat almati champions league

Lini një Përgjigje