TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2026, 20:32

Napoli mposht Kaljarin dhe parakalon Milanin, kampionët e Italisë marrin 3 pikë të arta në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Napoli mposht Kaljarin dhe parakalon Milanin, kampionët e Italisë

Napoli ka siguruar një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Kaljarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serisë A. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Unipol Domus” përfundoi me rezultatin minimal 0-1 në favor të skuadrës mike.

Goli i vetëm i sfidës u shënua që në minutën e 2-të nga mesfushori Skot MekTomeni. Skocezi përfitoi nga një situatë e paqartë në zonën kundërshtare, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë avantazhin e hershëm napolitanëve.

Pas golit të shpejtë, ndeshja vijoi me ritëm të kujdesshëm, ku Napoli administroi rezultatin, ndërsa Kaljari u përpoq të reagonte, por pa arritur të gjente golin e barazimit.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Antonio Konte ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 62 pikë, duke lënë pas Milanin që ka 60 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Kaljari mbetet në vendin e 15-të me 30 pikë, duke vijuar luftën për mbijetesë në elitën e futbollit italian.

napoli kaljari seria a

Lini një Përgjigje