
Momente dramatike mbrëmjen e së martës në ndeshjen e Kampionatit në Angli mes Uest Bromuiç dhe Midëllsbrou, pasi një nga gjyqtarët e sfidës u ndje keq. Arbitri i katërt zuri vendin e tij dhe trupa e gjyqtarëve u kompletua me një pjesëtar të publikut, i cili rastësisht ishte edhe gjyqtar.
Ndihmësgjyqtari Rob Smith u dërgua në spital, pasi u nxor me barelë nga fusha. Mjekët e pranishëm nxituan menjëherë drejt arbitrit, të cilit i ra të fiktë në vijën anësore, ndërsa në tribuna tifozët pritën me frikë.
Ndeshja rifilloi rreth tetë minuta më vonë me Jacob Miles, i cili ishte gjyqtari i katërt, gati për të marrë përsipër rolin e anësorit. Por a mungonte një element: arbitri i katërt. A do të kishte një arbitër në tribunë? Për befasinë e të gjithëve, u shfaq një tifoz, Edi Smart, i cili vepronte si arbitër i katërt. “Daily Mirror” shton se Smart, që ishte në të vërtetë arbitër, ishte rastësisht si tifoz në këtë ndeshje.
@swfc @FA_PGMOL hope you’re taking notes.#wba pic.twitter.com/xtHURHUnsw
— Baggieabroad ???????? (@baggieabroad) October 1, 2024
Lini një Përgjigje