
Pas barazimit pa gola ndaj Arsenalit në sfidën e parë të Championsit, Atalanta e Berat Gjimshitit gjen në sfidën e dytë ukrainasit e Shahtjorit.
Pritet të jetë një sfidë ku do të luhet futboll i bukur, ndërsa Berat Gjimshiti do të jetë titullar duke i besuar çelësat e mbrojtjes. Në sfidën e parë edhe Shahtjori u ndal në barazim pa gola, ndaj Bolonjës. Sfida do të luhet në “Veltins Arena” të Gjermanisë. Skuadrat janë përballur dy herë me njëra-tjetrën, në fazën e grupeve në Ligën e kampioneve ku secila ka nga një fitore.
Atalanta e ka mposhtur skuadrën ukrainase në transfertë me rezultatin 3-0 në vitin 2019 ku në fushë ishte edhe Berat Gjimshiti, një nga lojtarët më të mirë të asaj mbrëmjeje.
Po në transfertë, në të njëjtin vit ka fituar edhe Shahtjori me rezultatin 2-1, ndërsa Gjimshitit në këtë sfidë nuk iu besua një fanelë titullari nga trajneri Gasperini. Këtë herë të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të shijuar 3 pikët e para në Champions.
Lini një Përgjigje