TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2024, 22:58

Leverkuseni “zhyt” Milanin, fitore të thella për Interin, Barçën dhe Sitin; Dortmundi shkakton ‘tërmet 7 ballë’

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni “zhyt” Milanin, fitore të thella për Interin,

Ndeshjet e para të xhiros së dytë në fazën e Champions League dhuruan emocione dhe gola. 

Leverkuseni mposhti Milanin me rezultatin minimal 1-0 dhe "zhyt" kuqezinjtë në fundin e renditjes me 0 pikë pas 2 ndeshjesh. Tjetër përfundim me sukses për Interin që shkëlqeu në "San Siro" duke shpartalluar serbët e Crvena Zvezdës 4-0. Fitore dhe 3 pikë të arta mori edhe Arsenali duke mposhtur PSG pastër 2-0 në Londër me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë.

Barcelona reagoi më në fund pas humbjes në raundin e parë duke mposhtur me manita zviceranët e Jang Bojs. Fitore me poker shënoi Mançester Siti ërballë Slovan Bratislava, ndërsa spektakli i golave erdhi nga Borusia e Dortmundit që mposhti 7-1 Sëlltikun, ku sulmuesi Karim Adejemi ishte thjesht i pandalshëm me 3 gola që në pjesën e parë.

milan bajer leverkusen borusia dortmund barcelona inter

Lini një Përgjigje