
Champions League hapi sot raundin ne dytë të fazës së ligës me 2 ndeshjet e orës 18:45. Vëmendja ishte në Gjermani aty ku Shtutgarti priste Spartën e Pragës së futbollistëve shqiptarë.
Barazim 1-1 me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë nga Milot e Kairinen që u dhanë nga 1 pikë skuadrave të tyre. Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani e nisën titullar sfidën duke u zëvendësuar në pjesën e dytë, ndërsa Ermal Krasniqi hyri nga stoli. Sparta e Pragës shkon në kuotën e 4 pikëve dhe sfidën e radhës e ka ndaj Mançester Sitit në Angli.
Vazhdon ‘mrekullia’ e Brestit, e cila arrin fitoren e dytë në po kaq ndeshje në historinë e tyre në Champions League. Ekipi modest francez shkëlqeu duke mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 Salcburgun në transfertë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve të plota në vendin e parë. Ndeshja e radhës për ta do të jetë ndaj Leverkusenit në ‘BayArena’.
Lini një Përgjigje