TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2024, 18:11

“Ka informuar ultrasit mafiozë për fshehjen e provave”, legjendës së Interit i del emri në përgjimet e policisë

Shkruar nga Pamfleti

“Ka informuar ultrasit mafiozë për fshehjen e provave”,

Sikur të mos mjaftonin problemet në fushë, Interi ka telashe edhe jashtë saj. Pas publikimit të bisedave mes ultrasve dhe trajnerit Inzagi, në përgjimet e policisë italiane për veprën penale të shitjes së biletave të ndeshjeve në treg të zi ka dalë edhe Havier Zaneti.

Legjenda e klubit zikaltër rezulton të ketë mbajtur kontakte të vazhdueshme me ultrasit, siç e tregon një përgjim i datës 26 maj 2023, raportojnë mediat italiane.

“Ka informuar ultrasit mafiozë për fshehjen e provave”,

Telefonata zbulon se drejtuesi i ultrasve zikaltër kishte marrë udhëzime nga Zaneti, pasi ky i fundit ishte informuar se policia e Milanos po ndiqte nga afër situatën në tribunën e ultrasve.

Nëse ky lajm vërtetohet, emri Zanetit njolloset në sytë e miliona fansave në të gjithë botën. Ai duket se ka paralajmëruar ultrasit për hetimet e policisë, me qëllim që ata të fshihnin gjurmët.

havier zaneti legjenda e interit

Lini një Përgjigje