TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2024, 15:48

Ardian Ismajlit ia kalon vetëm një sulmues, mbrojtësi kuqezi ka notën mesatare të dytë më të lartë në Serinë A këtë sezon

Shkruar nga Pamfleti

Ardian Ismajlit ia kalon vetëm një sulmues, mbrojtësi kuqezi ka

Starti i këtij sezoni për Empolin në Serinë A ka qenë i shkëlqyer me 10 pikë të siguruara nga kjo skuadër në këto ndeshje të para ku sidomos mbrojtja duhet lavdëruar, pasi ka pësuar vetëm 2 gola në 6 takime. Dhe një nga emrat më të spikatur, është padyshim Ardian Ismajli.

Paraqitjet e tij kanë qenë mbresëlënëse duke e rreshtuar mbrojtësin shqiptar mes më të mirëve në këtë start të sezonit dhe kjo reflektohet edhe nga notat me të cilat është vlerësuar nga mediat e ndryshme përtej Adriatikut për atë që ka dhënë në fushë.

Sipas përllogaritjeve të portalit të njohur “Tuttomercatoweb” për notat e lojtarëve që ka vendosur në këto 6 javë të para, rezulton se Ismajli është futbollisti i dytë me notën mesatare më të lartë mes protagonistëve në Serinë A.

Denis Man i Parmës mban vendin e parë me notën mesatare 6,75. Pas tij janë pesë futbollistë me notën 6,7 me në krye Ismajlin i cili renditet përkrah Niko Paz, Kastejanos, Buonxhorno dhe Meret. Një vlerësim i jashtëzakonshëm për mbrojtësin shqiptar, por edhe një vërtetim se futbollisti aktualisht po kalon ndoshta momentin më të mirë të karrierës së tij dhe nuk është rastësi që është kthyer përsëri në një pikë kyçe në prapavijën e Kombëtares shqiptare.

Ardian Ismajlit ia kalon vetëm një sulmues, mbrojtësi kuqezi ka

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare empoli

Lini një Përgjigje