TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2024, 12:56

Sulmuesi kuqezi shkëqen në Azi, Jasir Asani shënon golin e gjashtë 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmuesi kuqezi shkëqen në Azi, Jasir Asani shënon golin e
Jasir Asani

Jasir Asani, sulmuesi anësor i Kombëtares ka shënuar golin e gjashtë sezonal në Azi. Skuadra e tij, Gëangju e mbylli në avantazh 0-1 pjesën e parë kundër Kaëasaki Frontale në Japoni.

Sfida vlen për turin e dytë të Champions League në Azi dhe Jasir Asani la gjurmë me golin e shënuar në minutën e 21. Nga pika e bardhë e penalltisë, 29-vjeçari u tregua i ftohtë dhe ia ndali në rrjetë sferën portierit Jung.

Ky është goli i gjashtë për Asanin me fanellën e Gëangju këtë sezon, teksa katër janë në Champions dhe dy në kampionat. Sulmuesi ka marrë sërish një fanellë titullari dhe ka lënë pas mosmarrëveshjet në klub për kalimin në Evropë. Kontrata e tij me koreano-jugorët vlen deri në verën e 2025 dhe vitin që vjen rikthimi në Evropë është i sigurt.

Forma e mirë e sulmuesit është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren, me kuqeiznjtë që luajnë kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë më 11 dhe 14 tetor në Ligën e Kombeve.

jasir asani

Lini një Përgjigje