
Lamtumira e Antoni Grizman nga përfaqësuesja franceze shkaktoi befasi të madhe në futbollin ndërkombëtar. Tashmë kanë nisur të zbulohen edhe arsyet që e shtynë sulmuesin drejt këtij vendimi.
Sipas spanjolles “Marca”, tërheqja e lojtarit të Atletikos së Madridit nga “Blutë” erdhi në një kohë kur disa emra që ndanin dhomën e zhveshjes me lojtarin, si Varan, Zhiru apo Loris, po largoheshin nga skuadra për t’u hapur rrugë lojtarëve më të rinj pas humbjes në finalen e Kupës së Botës 2022.
Një arsye tjetër ka të bëjë me rolin që luajti gjatë viteve të fundit me ekipin kombëtar dhe veçanërisht në “EURO 2024”.
Grizman e humbi rolin e tij si referencë për ekipin për shkak të Mbapesë, madje filloi disa ndeshje në stol ose jashtë synimit të Deshamp, duke u përpjekur të marrë maksimumin nga “ylli” i Realit të Madridit.
Kujtojmë se kombëtarja franceze zgjodhi Mbapenë në vend të Grizman si kapiten të ri të Francës, pavarësisht se lojtari i Atletikos ishte në ekip që nga viti 2014.
Së fundmi, gazeta spanjolle shton se dyshimet për përplasje mes lojtarëve dhe Dechamp gjatë “EURO 2024” mund të qendrojnë pas vendimit të shpallur të hënën e kaluar.
Grizman i tha familjes së tij vetëm vendimin për t’u larguar nga Franca, duke surprizuar kështu Atletikon e Madridit, bashkëlojtarët e tij dhe Didie Deshamp, të cilët e morën vesh për vendimin vetëm disa orë para se të bëhej publik.
Lini një Përgjigje