TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2024, 16:56

Realizoi tripletë në fitoren e thellë të Dortmundit në Champions League, “shqiptari” Adejemi feston shqip 3 golëshin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi tripletë në fitoren e thellë të Dortmundit në

Karim Adejemi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në fitoren 7-1 të Borusias së Dortmundit përballë Sëlltikut, ku 3 gola u shënuan pikërisht nga Adejemi.

Pas fitores ai “rrëmbeu” dhe çmimin “Lojtari i ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të mori edhe topin e ndeshjes, për shkak të tripletës së shënuar.

Nuk mund të mungonte më pas një foto me topin e marrë. “Flm o bir”, shkruan në shqip Adejemi në postimin e tij, ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.

Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtares Loredana.

karim adejemi sulmuesi i dortmundit

Lini një Përgjigje