TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2024, 22:01

Miqësoret e qershorit/ Kombëtares i “urojnë mirëseardhjen” në Austri Cikalleshi dhe Muja (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Miqësoret e qershorit/ Kombëtares i “urojnë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka udhëtuar sot nga Tirana ku ka qenë e grumbulluar në ditët e fundit, drejt Austrisë, ku do të qëndrojë në vijim, për të vazhduar përgatitjet e saj për pjesëmarrjen në “EURO 2024”.

Ekipi është akomoduar në një hotel në Grac, teksa do të zhvillojë edhe miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit në Hungari.

Miqësoret e qershorit/ Kombëtares i “urojnë

Një gjë e veçantë që ra në sy nga udhëtimi i kuqezinjve ishte se në derën e hotelit lojtarët dhe stafin i priste një parullë e madhe që vendasit kishin përgatitur për mirëseardhjen e lojtarëve. Aty i urohej mirëseardhja delegacionit kuqezi në gjuhë të ndryshme dhe ishin vendosur foto të trajnerit Silvinjo, si dhe të disa lojtarëve.

Si për ironi të fatit, mes atyre të përzgjedhur ishin edhe dy lojtarët e lënë jashtë liste, Sokol Cikalleshi dhe Arbnor Muja. Me sa duket, stafi i hotelit nuk ka qenë në dijeni të përbërjes së kuqezinjve, teksa ka përfshirë edhe dy lojtarët e lënë jashtë nga trajneri Silvinjo në këtë parullë.

kombëtarja shqiptare miqësoret e qershorit

Lini një Përgjigje