TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2024, 21:15

“Kam dhënë më të mirën time”, Zhegrova kërkon largimin nga Lilë: Ka ardhur momenti të transferohem te një ekip i madh

Shkruar nga Pamfleti

“Kam dhënë më të mirën time”, Zhegrova

Edon Zhegrova zhvilloi një super sezon në Francë, ku me 12 gola dhe 10 asiste ishte një nga lojtarët më të mirë të Lilës.

Këto shifra dhe paraqitja e tij pritet të largojnë Zhegrovën gjatë verës, fakt që e ka pranuar edhe vetë lojtari nga Kosova, duke shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në një ekip më të madh:

Mendoj se kam dhënë më të mirën time te Lila. Mendoj se tani ka ardhur momenti të transferohem në një klub më të madh”, u shpreh Zhegrova për “Oxygen”.

Zhegrova u transfera te Lila në janar të vitit 2022 nga Bazeli për 7 milionë euro, por tani vlera e kartonit të tij është dyfishuar.

edon zhegrova sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje