TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2024, 20:31

Vjen më në fund momenti i madh, ja kur do të prezantohet Kilian Mbape si futbollisti i ri i Realit të Madridit

Shkruar nga Pamfleti

Vjen më në fund momenti i madh, ja kur do të prezantohet Kilian

Reali i Madridit po përgatitet të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampioneve, por nuk heq sytë as nga e ardhmja që pret klubin. Dhe e ardhmja e këtij klubi quhet Kilian Mbape. Detajet e marrëveshjes mes palëve janë drejt finalizimit dhe tashmë të gjithë presin të mësojnë se kur do të bëhet zyrtare firma mes palëve dhe prezantimi i lojtarit.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se meqë Reali kërkon që Mbape të identifikohet në Europian si lojtar i këtij klubi, do të bëjë zyrtare firmën mes palëve brenda datës 3-5 qershor, sapo të mbarojë diskutimi rreth finales së Ligës së Kampioneve.

Më pas, futbollisti do të jetë i qetë të mendojë plotësisht për Europianin dhe pas përfundimit të asaj eksperience në Gjermani, kurdo që të jetë fundi i saj, do të prezantohet në klubin madrilen në “Santiago Bernabeu” para tifozëve. Data 15 ose 16 korrik është caktuar si ajo e prezantmit në stadiumin e madrilenëve, në varësi të ecurisë së Francës në Europianin e kësaj vere, pasi nëse ajo shkon deri në finale, Mbape mund të jetë i impenjuar edhe pas saj me aktivitete zyrtare.

kilian mbape sulmuesi francez reali i madridit

Lini një Përgjigje