
Jemi 2 javë para startit të “EURO 2024” dhe tashmë emocionet sa vijnë e shtohen. “Ethet” kanë kapluar tifozët dhe gjithë kombëtaret pjesëmarrëse.
Kurioziteti është i madh për të parë një kampionat të tillë dhe paraqitjen e skuadrave. Shumë tifozë tashmë kanë në mendje dhe në zemrën e tyre ekipin që dëshirojnë ta fitojë këtë kompeticion. Gjermania është ekipi pritës i këtij kompeticioni, teksa kompania gjigande e basteve në SHBA, “BetMGM” ka thënë fjalën e tyre.
Kompania në fjalë bën parashikimet e saj në varësi të koeficentëve, të cilët fatkeqëesisht “dëshpërojnë” tifozët shqiptarë. Sipas “BetMGM” kuqezinjtë e udhëhequr nga Silvinjo janë të parafundit në renditjen e publikuar, ku vetëm Gjeorgjia që merr pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian ndodhet poshtë nesh.
Ndërkohë si favorite shikohet Anglia, pas saj vijnë Franca dhe Gjermania. Shumë më lart se sa Shqipëria ndodhen 3 kundërshtarët tanë. Spanja vjen si favoritja e 4 në këtë renditje dhe poshtë saj janë Portugalia, Italia, Holanda, Belgjika, Kroacia dhe Top-10 e mbyll Danimarka.


Lini një Përgjigje