TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2026, 22:50

Milani mposht Leccen dhe ndjek Interin në garën për titull

Shkruar nga Pamfleti

Milani mposht Leccen dhe ndjek Interin në garën për titull

Milani ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Lecces në “San Siro” sonte, duke mbetur sërish vetëm tri pikë larg kryesuesve të Serie A, Interit.

Pas fitores së Interit ndaj Udineses, Milani ishte i detyruar të fitonte për të qëndruar në garë dhe dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, sidomos në fraksionin e parë.

Megjithatë, mbrojtja e organizuar e Lecces dhe kurthi i shpeshtë i pozicionit jashtë loje e vështirësuan finalizimin e rasteve për vendasit.

Rastet nuk munguan, me Saelemaekers, Gabbia dhe Leão që iu afruan golit, ndërsa portieri Falcone u dallua me disa pritje vendimtare, veçanërisht ndaj goditjeve të Pulisic dhe Ricci. Pas pushimit, Milani rriti presionin dhe vazhdoi të kërkonte me ngulm golin e avantazhit.

Zgjidhja erdhi në minutën e 76-të, kur zëvendësuesi Niklas Füllkrug shënoi me kokë nga afërsia, pas një krosimi perfekt të Alexis Saelemaekers, duke i dhënë Milanit tre pikë jetike.

Pa mundur të reagojë, Lecce nuk arriti të rrezikojë seriozisht dhe Milani e administroi me qetësi avantazhin deri në fund.

Kuqezinjtë mbeten të pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në “San Siro” dhe vazhdojnë të mbajnë gjallë shpresat për Scudetton e katërt këtë shekull. Në krahun tjetër, Lecce mbetet në zonën e rënies nga kategoria.

milan lecce

Lini një Përgjigje