
Pas një ecurie pozitive, Juventusi i drejtuar nga Luçiano Spaleti është mundur 1-0 nga Kaljari, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në Serinë A.
Momenti kryesor i pjesës së parë ndodhi në minutën e 16, ku bardhezinjtë pretenduan për penallti, pas një kontakti në zonë mes Mazitelit dhe Miretit, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe rishikimit në ekran, arbitri vazhdoi normalisht lojën.
Minuat në vjim nuk pati ndonjë rrezik serioz, pjesa e parë u mbyll 0-0. Rezultati u zhbllokua në minutën e 65, kur Luka Maziteli dërgoi topin në rrjetë, pas një krosimi të ulët që mori nga Xhanluka Gaetano nga goditja e dënimit.
Në minutat në vijim, Juventusi u përpoq të gjente golin e barazimit, duke pasur dy raste me Kenan Jilldiz, por pa arritur të dërgonte topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Kaljari fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e 15 me 22 pikë, ndërsa Juventusi mbetet në vendin e 5 me 39 pikë.
Lini një Përgjigje