TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2026, 20:25

Lobotka i kthen buzëeshjen Napolit, kampionët e Italisë i japin fund thatësirës së barazimeve dhe rigjejnë fitoren

Shkruar nga Pamfleti

Lobotka i kthen buzëeshjen Napolit, kampionët e Italisë i japin

Pas 3 barazimeve radhazi, dy në shtëpi ndaj ekipeve që patjetër duheshin mundur si Parma dhe Verona dhe barazimi 2-2 në “San Sairo” ndaj Interit, sot Napoli fitoi 1-0 ndaj Sasuolo në “Diego Armando Maradona”, ndeshje e vlefshme për javën e 21 në Serinë A.

Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 7 me Stanislav Lobotka, mesfushori shënoi me një goditje të bukur brenda zonës me të djathtën. Pjesa e parë edhe gjithë takimi u mbyll me shifrat 1-0, pavarësisht dominimit të vendasve dhe rasteve për të dyfishuar shifrat.

Pas kësaj fitoreje, Napoli renditet në vendin e tretë me 43 pikë, ndërsa Sasuolo në vendin e 12 me 23 pikë. Lajm shqetësues për Antonio Konten dhe Napolin ishte dëmtimi i Amir Rrahmanit, i cili u zëvendësua në minutën e 67. Në vijim do të mësohet nëse bëhet fjalë për dëmtim serioz ose jo.

napoli sasuolo seria a

Lini një Përgjigje