TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2026, 19:44

Humbi jetën pas një trajtimi të gjatë mjekësor, Ansi Agolli zbulon për herë të parë marrëdhënien me ish- presidentin Komiso

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën pas një trajtimi të gjatë mjekësor, Ansi

Futbolli italian është sot në zi, për ndarjen nga jeta të presidentit të Fiorentinës Roko Komiso, i cili humbi betejën pas një periudhe të gjatë trajtimi mjekësor.

Një personazh i njohur më tepër në fushën e biznesit dhe në bashkëpunimin e tij me një tjetër ish-drejtor të Fiorentinës, Xhuzepe Barones, i cili u nda nga jeta rreth një vit më parë, u futën në botën e futbollit për të patur një rrugëtim të suksesshëm.

Rrugëtim që nisi me blerjen e skuadrës amerikane të Nju Jorkut ku Komiso kishte edhe qendrën kryesore të biznesit të tij. Dhe pikërisht në këtë klub ata afruan ish-kapitenin dhe mbrojtësin e kombëtares kuqezi, Ansi Agolli. I kontaktuar nga “Top Channel” pas ngjarjes së fundit, Agolli shprehet për gazetarin Endi Tufa, i dëshpëruar për ndarjen nga jeta të Komisos ish-presidenti i tij te Kosmos në Nju Jork ku luajti në vitin 2019.

Kishin pak kohë që kishin blerë ekipin e Kosmosit dhe vit pas viti përforcoheshin. Unë u bashkova në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë mbajtëm lidhje të forta si me Baronen e ndjerë ashtu edhe me ish-presidentin Komiso. Mbaj mend në një rast kur unë pata shënuar një gol me të djathtën (si rrallë herë duke qenë se është mëngjërash, Shqipëri-Lihtenshtein 2-0) goli u përhap në faqet sportive në të gjithë rrjetet sociale dhe Komiso më telefonoi i entuziazmuar dhe duke bërë shaka “çfarë dreq goli bëre kështu…?!”. Një vit më pas që unë ju bashkova Kosmosit ata blenë dhe morën drejtimin e Fiorentinës. Kontaktonim edhe pasi lash futbollin jetonim në të njëjtin qytet dhe në disa raste më pat ftuar në shtëpinë e tij dhe më tregonte edhe zyrat e kompanisë që ka këtu në Nju Jork,” – tregon Ansi Agolli për “Top Channel” duke dërguar ngushëllimet e tij familjes së ish-presidentit të tij.

ansi agolli ish-futbollisti i kombëtare roko komiso ish-presidenti i fiorentinës

Lini një Përgjigje