TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2026, 18:33

Skënderbeu e nis vitin me hap fals, Luftëtarit i “shpëton” fitorja nga duart

Shkruar nga Pamfleti

Skënderbeu e nis vitin me hap fals, Luftëtarit i

Nuk ka pasur fitues sfida Skënderbeu-Luftëtari, e përfunduar në barazim 1-1, e vlefshme për javën e 18. Edhe pse në “letër” korçarët ishin favoritët e mëdhenj për të marrë 3 pikët, nuk ia dolën kundër ekipit të Bledar Devollit.

Pjesa e parë nuk pati shumë histori, ndonëse vendasit ishin disi më kërkues. Në fraksionin e dytë, erdhën golat dhe penalltitë. Në minutën e 53, Abiodount humbi rastin e “artë” për të kaluar në avantazh “Ujqërit” përmes 11-metërshit.

Më pas, në minutën e 73, Nianguila zhbllokoi shifrat dhe i dha epërisinë Luftëtarit. U mendua se skuadra gjirokastrite e kishte “hipotekuar” fitoren, por Gjini nuk mendoi kështu dhe erdhi goli i barazimit. Skënderbeu i Gjokës zhgënjen, ndërsa Luftëtari jep “sinjale” shprese për mbijetesën në Kategorinë e Parë.    

skënderbeu luftëtari kategoria e parë

Lini një Përgjigje