TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2026, 16:45

“Paga e Infantinos është 4-fishuar që nga 2016“, Platini sulmon presidentin e FIFA-s: I pëlqejnë personat e pasur dhe me pushtet

Shkruar nga Pamfleti

“Paga e Infantinos është 4-fishuar që nga 2016“,

Të ardhurat e presidentit të FIFA, Xhani Infantino janë rritur ndjeshëm që nga emërimi i tij në krye të organizmit më të lartë të futbollit botëror në vitin 2016. Kjo është ajo që thekson e përditshmja franceze ‘Le Monde’ që ka siguruar dokumentet që zbulon gjithçka në lidhje me pagën e Infantinos.

Sipas kësaj të përditshmeje paga e Infantinos gjatë kësaj dekade është katërfishuar me zviceranin që në 2024 rezultoi me një pagë prej 5 milionë eurosh, ndërkohë që përpara 10 vitesh paga e tij ishte 1.28 milionë euro

Ndërkaq për kreun aktual të qeverisë së futbollit botëror vijnë edhe sulme të ashpra nga ish-presidenti i UEFA, Mishel Platini që do të vinte kandidaturën për president të FIFA përpara se të shpërthente skandali ‘FIFAgate’ në vitin 2015. Legjenda e futbollit francez nuk u kursye aspak teksa tha se Infantinos i pëlqejnë të pasurit dhe personat me pushtet.

Ishte një numër 2 i mirë, por si numër 1, jo-tha Platini për të përditshmen britanike ’The Guardian’. UEFA bëri një punë të shkëlqyer, por ka një problem; i pëlqejnë përsonat e pasur dhe me pushtet, ata që kanë paranë. Është pjesë e natyrës së tij. Kështu ishte edhe kur ishte numri 2, por nuk ishte shefi në atë moment. Për fat të keq, që pas pandemisë, Infantino është bërë autokratik. Ka më pak demokraci se në epokën e Blater. Mund të thoni çfarë të doni për Blater, por problemi kryesor i tij ishte se donte të qendronte përjetë te FIFA. Ishte një person i mirë për futbollin

Mishel Platini pas shpërthimit të ‘FIFAgate’ u dënua nga Komisioni i Etikës së FIFA me 8 vjet pezullim nga aktivitetet, një dënim që u ul në 6 vjet në një moment të parë dhe më pas në 4 vjet nga CAS. ‘Isha i destinuar të isha president i FIFA, gjithçka ndodhi sepse nuk e deshën këtë. Pezullimi ishte një padrejtësi e rëndë dhe në fund rezultoi një dënim politik, një grup personash vendosën të më largonin’, tha Platini.

mishel platini ish-presidenti i uefa xhani infantino presidenti i fifa

Lini një Përgjigje