
Kanë përfunduar 5 ndeshjet e orës 13:30 të Kategorisë së Parë. Pas 90 minutave kanë triumfuar Kastrioti, Lushnja, Burreli dhe Laçi, ndërsa vetëm në një ndeshje nuk pati fitues.
Kështu Lushnja triumfoi 2-0 ndaj Korabit, teksa me këtë rezultat fitoi edhe Burreli ndaj Apolonisë. Siguroi 3 pikët edhe Kastrioti në derbi ndaj Ilirisë, teksa trimfoi 1-0.
Laçi ndërkohë mposhti mes vështirësive 2-1 Kukësin. Kurbinasit i nderoi ish-lojtari i Tiranës, Hajrulla Tola me golin e realizuar në minutën e 97. Teksa 0-0 ka përfunduar përballja mes Pogradecit dhe Besës, me skuadrat që nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës.
Lini një Përgjigje