
Ernest Muçi po përjeton formë fantastike, mbase edhe më të mirën në karrierë, ndonëse është ende 24 vjeç. Në 18 ndeshje të zhvilluara me Trabzonsporin në të gjitha kompeticionet, sulmuesi i Kombëtares numëron 9 gola dhe 3 asiste.
Rasti më i freskët ishte në Kupë karshi Istanbulsporit, dopietë dhe asist. Kartoni i Muçit i përket Beshiktashit, ndërsa tifozët bardhezinj nga Stambolli janë “dashuruar” me aftësitë e shqiptarit.
Raportimi i fundit nga “kontra 61”, tregon dëshirën e ish-sulmuesit të Tiranës, ai nuk do të kthehet më te Beshiktashi dhe ka bindjen se Trabzonspori do ta blejë përfundimisht. Tashmë, pritet lëvizja e “gurëve” nga klubi aktual, aty ku përveç dëshirës, nevojiten edhe milionat.
Muçi Beşiktaş’a dönmek istemiyor. Trabzonspor’un bonservisini almasını bekliyor. pic.twitter.com/EWT2nSEph8
— kontra61 (@kontra61) January 15, 2026
Lini një Përgjigje