
Në një garë të ashpër për titullin “Player of the Year” të 433, Rafinja ka dalë fitues, duke triumfuar mbi Kilian Mbape pas një beteje të fortë që mbushi platformat digjitale me më shumë se 50 milionë vota.
Pas një periudhe të gjatë nominimesh dhe shumë diskutimesh, tifozët e futbollit arritën të bëjnë të mundur fitoren e brazilianit, duke e shpallur atë fitues të titullit prestigjioz “433 Player of the Year” për vitin 2025.
Rafinja, i cili luan për Barcelonën, ishte pjesë e një prej ekipeve më të suksesshme në futbollin global gjatë këtij sezoni. Megjithatë, çfarë e bëri atë të shkëlqente këtë vit nuk ishte vetëm kontributi i tij në fushë, por edhe lidhja e tij e fortë me tifozët dhe angazhimi i tij për të dhuruar gjithmonë më të mirën.
58% e votave ishin në favor të Rafinjës, përballë Mbape, me brazilianin që humbi “Topin e Artë”, “FIFA The Best” dhe u la jashtë 11-shes më të mirë të “FIFA Pro”.
Lini një Përgjigje