TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2026, 18:42

Realin e eliminuan ata që kishte prodhuar vetë, turpërimi që nuk do të harrohet te skuadra “merengues”

Shkruar nga Pamfleti

Realin e eliminuan ata që kishte prodhuar vetë, turpërimi që

Reali kërkon, blen yje dhe për ironi të fatit e mundin ata që po vetë i ka skartuar si të papërshtatshëm. Në ndeshjen kundër Albacetes, ishin 11, por së pari ka spikatur Loren Aguado, I rritur në La “Fabrica”. Ky ishte kontrolli i vërtetë i realitetit për La Fábrica.

Është akademia më e mirë në botë. Ka lojtarë që janë rritur në “La Fábrica”. Ata e dinë që kanë një mundësi të madhe, trajneri i ekipit të parë i njeh më mirë se kushdo. Ata i dinë kërkesat e Madridit dhe e dinë që unë mbështetem tek ata”. Një sukses i padiskutueshëm, i cili pothuajse kurrë nuk gjen vazhdimësi në ekipin e parë. Dhe kjo sepse shumë largohen, pak qendrojnë. Në këtë kontekst, ndodhi një skenë e mrekullueshme.

Njëmbëdhjetë lojtarë të stërvitur në “La Fábrica“ morën pjesë në të njëjtën ndeshje zyrtare. Nëntë ende e bënin këtë nën ombrellën e bardhë (Fran Garsía, Asensio, David Himénez, Sestero, Gonzalo, Karvahal, Palasios, Manuel Angel dhe Vinicius). Dy, tashmë si rivalë (Loren Aguado dhe Havi Vijar). Një shpërndarje e pabarabartë (9-2) që dukej se parashikonte një rezultat të parashikueshëm.

Por ndeshja theu çdo logjikë të mëparshme dhe përfundoi duke treguar atë që duhej të gjenin rrugën e tyre larg Valdebebas. Aty të gjithë kanë më shumë frikë nga gabimi sesa liria.

Më duhej të mbroja Vinin në disa stërvitje, isha gati”, rrëfeu Loren Aguado. Mbrojtësi përfaqëson konceptin e një lojtari total vendas si pak të tjerë. Ai mbërriti te Reali i Madridit si fëmijë dhe kaloi absolutisht të gjitha fazat. Veprimet e tij nuk pranojnë diskutim. Me besim dhe pa komplekse, Loren luajti ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij.

reali i madridit loren aguado

Lini një Përgjigje