TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2026, 17:09

Kuqezinjtë shpresojnë te koha, kombëtarja në hall nga dëmtimet dhe merkato

Shkruar nga Pamfleti

Kuqezinjtë shpresojnë te koha, kombëtarja në hall nga

Muaji mars do të jetë një nga muajt më të rëndësishëm për Kombëtaren duke qenë se kuqezinjtë do të luajnë ndeshjet e “Play Off” për Kupën e Botës që do të luhet këtë vit në Amerikë, Kanada e Meksikë. Kuqezinjtë kanë shansin më të mirë për të provuar për herë të parë Botërorin dhe për të bërë diçka të tillë, duhet të bëjnë ndeshje të mira ndaj Polonisë fillimisht e më pas në finale.

Për të bërë paraqitje të mira, natyrisht që Shqipëria shpreson të ketë grupin sa më të plotë dhe futbollistët në formën më të mirë, të paktën fizikisht. Por, situata në kampin kuqezi për momnetin nuk është më e mira duke qenë se shumë lojtarë po përjetojnë për momentin dëmtime dhe momente merkatoje me klubet e tyre, kryesisht reparti i mbrojtjes. Ditët e fundit, janë dëmtuar thuajse të gjithë mbrojtësit dhe sikur të mos mjaftonin dëmtimet, situata me klubet e atyre që nuk janë dëmtuar, është e tensionuar dhe në janar priten ndryshime, shkruan "Panorama Sport".

Mbrojtja- Në ditët e fundit, Berat Gjimshiti u largua vetëm pak minuta pasi kishte nisur sfida dhe në ndeshjen e radhës për Atalantën, mungoi. Fillimisht u mendua për një dëmtim të rëndë të Gjimshitit, duke parë reagimet e tij në fushë pas dëmtimit, por më pas rezultoi se nuk bëhet fjalë për fraktura e gjëra serioze. Megjithatë, për kapitenin kuqezi kjo është hera e dytë radhazi që dëmtohet pasi edhe pak javë para fundit të vitit, mungoi për shkak dëmtimi. Ndërkohë, shqetësime ka pasur edhe nga Torino, aty ku Ardian Ismajli u largua i dëmtuar nga ndeshja me Romën në Kupën e Italisë. Mbrojtësi kuqezi mori një goditje, por duket se as për të nuk ka gjë serioze. Megjithatë, si Gjimshiti, ashtu edhe Ismajli do të duhet të pushojnë për të marrë kondicionin më të mirë fizik, pasi edhe pak kohë më parë ka munguar për shkak dëmtimi.

Ditët në vijim, pritet të qartësohet situata me dëmtimin e mbrojtësve. Nga një dëmtim, vjen edhe Aliji që i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërkohë që dëmtimi i pësuar në shtator, ka lënë pas me përgatitjet Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Majorkës, nuk po arrin të zërë vendin e tij në formacionin titullar, duke pasur mungesë të konsiderueshme minutash. Sa i përket të tjerëve, Mario Mitaj që është padyshim një nga më të mirët në mbrojtje, nuk po kalon moment të mirë me Al Itihadin. Mbrojtësi kuqezi është në qendër të merkatos dhe po mendohet largimi nga Arabia, duke qenë se as minutat nuk kanë qenë të shumta për të. Nga Lacio mund të largohet Hysaj që në këtë merkato, pasi mediat italiane sigurojnë se shkodranit nuk do t’i rinovohet kontrata dhe në rast se Hysaj largohet, atëherë do të ketë ndoshta mundësi për më shumë minuta. Moment negativ është edhe për Ivan Balliun. Anësori i djathtë, sërish pati probleme me trajnerin pas zëvendësimit dhe është rasti i dytë që mbrojtësi ka incident për shkak të ndërrimit, teksa priten edhe masa administrative ditët në vijim për shkak të sjelljes dhe incidenteve.

kombëtarja shqiptare ivan balliu berat gjimshiti elseid hysaj

Lini një Përgjigje