TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2026, 16:02

Reali në krizë rezultatesh, vjen fundi i epokës Florentino Perez te madrilenët?

Shkruar nga Pamfleti

Reali në krizë rezultatesh, vjen fundi i epokës Florentino Perez

Reali i Madridit po përjeton një nga momentet më delikate të viteve të fundit. Brenda vetëm katër ditësh, skuadra madrilene u eliminua nga Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit, duke ndezur alarmin në “Santiago Bernabeu” dhe duke rritur presionin mbi presidentin Florentino Perez.

Projekti i quajtur “Galaktikët 2.0”, pavarësisht afrimit të shumëpritur të Kilian Mbape, nuk ka sjellë stabilitetin e dëshiruar. Kritikat janë shtuar për strategjinë e klubit, veçanërisht për mungesën e një mesfushori organizator pas largimit të legjendave Toni Kros dhe Luka Modriç.

Në aspektin sportiv, eliminimet kanë qenë të dhimbshme: humbja në finalen e Superkupës ndaj Barcelonës dhe dalja surprizë nga Kupa e Mbretit. Mbi të gjitha shkarkimi i Çabi Alonsos ishe lajmi që tronditi ambjentin merengues, me zërat që shtohen dita-ditës, se hierarkitë brenda klubit tashmë janë thyer. Për këtë përgjegjësia kryesore bie mbi presidentin Fiorentino Perez.

Mediat spanjolle duke parë situatën e krijuar me të drejtë shtrojnë pyetjen: A do të jetë 2026 viti i fundit i Perez nën drejtimin e Realit të Madridit?  Megjithatë, sezoni nuk është i mbyllur. Reali renditet i dyti në La Liga, vetëm katër pikë pas Barcelonës, dhe vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, ku ka ende shanse për të qenë protagonist. Situata mbetet e hapur dhe javët në vijim pritet të jenë vendimtare për fatin e sezonit madrilen.

florentino perez real madrid

Lini një Përgjigje