
Me largimin e tij nga Reali i Madridit, karriera e Çabi Alonsos fillon nga e para. Është e vërtetë që një njollë e rëndësishme ka mbetur në karrierë, por në Evropë askush nuk e ka harruar cilësinë e tij si trajner apo atë që ai ka arritur më parë te Bajer Leverkusen.
Atij nuk do t’i mungojnë mundësitë për të ringjallur karrierën e tij. Nuk do të jetë në Spanjë, të paktën jo këtë sezon, pasi rregulloret e pengojnë atë të drejtojë një ekip tjetër spanjoll, pasi e ka bërë tashmë këtë në njërën prej tyre. Megjithatë, vende të tjera mund t’i ofrojnë atij shumë mundësi. Tre klube të mëdha e vlerësojnë Çabin mbi mesataren: Liverpuli, Bajerni i Mynihut dhe Mançester Siti.
Të tre klubet aktualisht kanë trajnerë, por nuk do të hezitojnë ta kërkojnë atë nëse u jepet mundësia. E ardhmja e Slot është më e pasigurta, vazhdimi i qendrimit të Guardiolës në detyrë është një pikëpyetje e vazhdueshme dhe ndoshta Kompani është më i sigurti për momentin.
“Ai ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, por Çabi do të gjejë një punë tjetër shumë shpejt. Mendoj se ai e di këtë. Kjo është arsyeja pse ishte në një pozicion pushteti, për të qenë i sinqertë”, shpjegoi Stiv Mek Manaman, ish-lojtari i Realit dhe Liverpulit.
Duket më e vështirë për klube si Totenhemi apo dhe Mançester Junajtid, të cilët jetojnë me paqendrueshmëri të vazhdueshme në stol, ta bindin Alonson, megjithëse padyshim që do ta donin një gjë të tillë.
Lini një Përgjigje