TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2026, 21:50

“Më shkohej në tualet”, lbrahimoviç rrëfen momentin e sikletshëm: E bëra në të mbathura

Shkruar nga Pamfleti

“Më shkohej në tualet”, lbrahimoviç rrëfen

Zlatan Ibrahimoviç ka zbuluar një incident të pazakontë dhe mjaft të sikletshëm që i ka ndodhur gjatë rikuperimit nga një dëmtim serioz, duke pranuar se “nuk e mbajti dot veten” teksa stërvitej për t’u rikthyer në formë.

Sulmuesi i lindur në Malmo, tashmë 44-vjeç, numëron 122 ndeshje me Suedinë dhe 62 gola të shënuar. Ai i vari këpucët në gozhdë në vitin 2023, pas një periudhe të dytë me Milanin.

Në një intervistë për “Arena Sport”, Ibra tregoi një episod të pakëndshëm që i ndodhi gjatë rikthimit nga një dëmtim i dyfishtë në gju.

Do t’ju tregoj diçka që askush nuk e di dhe është pak e sikletshme,” tha ai. “Kur u ktheva pas dëmtimit në gju, pasi i kisha dëmtuar të dyja, po vrapoja në një treadmill.”

Stërvitja ishte shumë e fortë: gjashtë intervale të shpejta, nga dy minuta secila, me vetëm tre sekonda pushim. Ishte thuajse fundi kur papritur ndjeva nevojën për të shkuar në tualet. E bëra në të mbathura”.

Por nuk shkova. Ndërsa vrapoja, ndodhi ajo që ndodhi. Megjithatë vazhdova vrapimin, sepse në kokën time duhej ta përfundoja stërvitjen më parë.”

Ky jam unë,” shtoi Ibrahimoviç. “Gjithmonë kam thënë: nëse mashtroj, mashtroj veten time, jo të tjerët.”

Pas largimit nga Mançester Junajtid, Ibrahimoviç luajti edhe për pesë vite të tjera, duke e mbyllur karrierën te Milani.

Ndërkohë, emri i famshëm Ibrahimoviç po vazhdon të jetojë përmes djalit të tij, Maksimilian. 19-vjeçari është ende pjesë e Milanit, por së fundmi është huazuar tek Ajaksi – një tjetër ish-klub i të atit.

 

zlatan ibrahimoviç ish-sulmuesi suedez

Lini një Përgjigje