
“Fichajes” ka raportuar gjatë ditës së sotme një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit Luis Enrike mund të jetë trajneri i ri i Realit të Madridit, duke nisur nga vera e ardhshme.
Edhe pse Reali emëroi pak ditë më aprë Alvaro Arbeloa si pasuesin e Çabi Alonsos, ish-mbrojtësi është trajner i përkohshëm dhe pritet të qendrojë deri në fund të sezonit. Deri tani janë përmendur disa emra si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e “Los Blancos” dhe një nga këta emra më interesant dhe më i bujshëm është padyshim ai i Luis Enrikes.
Spanjolli pasi ka fituar gjithçka të mundshme me PSG-në, mund të jetë pro për një aventurë të re. Kontrata e tij me klubin parizien skadon në vitin 2027, por largimi mund të vijë që këtë verë në rast se konfirmohen zërat e fundit që e lidhin me Realin e Madridit.
Rikthimi i Luis Enrikes në La Liga do të ishte një rikthim i jashtëzakonshëm, aty ku më parë fitoi gjithçka me Barcelonën. Sigurisht që për tifozët katalanas do të ishte një “tradhti” nga ana e Luis Enrikes nëse do të merrte drejtimin e Realit të Madridit, por në futboll gjithçka mund të ndodhë…
Lini një Përgjigje