TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2026, 21:22

“Gati të nisemi sërish”, Silvinjo shfaqet si shoferi i Taulant Seferit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Gati të nisemi sërish”, Silvinjo shfaqet si shoferi i

Kombëtarja kuqezi po përgatitet për ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Në një video të publikuar nga FSHF-ja në rrjetet sociale, trajneri Silvinjo është shhfaqur në një makinë teksa është në rolin e shoferit. Si pasagjerë të tij ka zgjedhur Nedim Bajramin dhe Taulant Seferin. Ky i fundit nuk është thirrur fare nga braziliani për ndeshjet e 2025-ës, teksa për herë të fundit ka qenë pjesë e Kombëtares më 19 nëntor të vitit 2024.

Përmes kësaj video duket se sulmuesi ka rifituar besimin e trajnerit dhe pritet të thirret për në mars.

Rikujtojmë se Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars dhe në rast se e kalon me sukses, në finalen e “play-off”-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare taulant seferi

Lini një Përgjigje