TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2026, 16:47

Shorti i Ligës së Kombeve/ Kombëtarja mëson kundërshtarët më 12 shkurt, mundësi për kualifikimin në “EURO 2028”

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Ligës së Kombeve/ Kombëtarja mëson

Kombëtarja, para se të luajë “play-off”-in për Botërorin 2026 kundër Polonisë, do të njohë kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2026–2027.

Shorti do të hidhet më 12 shkurt, ditën kur do të mbahet edhe Kongresi i zakonshëm i UEFA-s në Bruksel.

Shqipëria ndodhet në Ligën C. Takimet e fazës së grupeve do të zhvillohen nga muaji shtator deri në nëntor.

Kuqezinjtë pritet të jenë kokë grupi, ndërsa Liga e Kombeve në këtë sezon vlen edhe si një mundësi më shumë për t’u kualifikuar në “EURO 2028”.

kombëtarja shqiptare liga e kombeve

Lini një Përgjigje