TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2026, 20:32

Minuta të papërfillshme me Lacion, Elseid Hysaj merr vendimin për të ardhmen e tij

Shkruar nga Pamfleti

Minuta të papërfillshme me Lacion, Elseid Hysaj merr vendimin për

Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj është gati të largohet nga Lacio që në merkaton e janarit. Mungesa e minutazhit është arsyeja kryesore që 31-vjeçari shqiptar po kërkon me ngulm largimin.

Gazetari italian Nikolo Shira e bën fakt të kryer që “rekordmeni” i Shqipërisë për numër prezencash ka marrë vendimin final, kërkimin e një tjetër destinacioni, pavarësisht se kontrata i skadon te lacialët në verë.

Në 14 ndeshjet e fundit nën urdhërat e trajnerit Mauricio Sarri, Hysaj numëron vetëm 11 minuta, thuajse e papërfillshme si hapësirë kohore në fushë. Nuk ka një destinacion konkret për mbrojtësin e djathtë, ndërsa deri tani ka “djerësitur” fanelat e Empolit, Napolit dhe Lacios.   

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje