TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2026, 20:10

La Kosovën për Shqipërinë, mesfushori shkëlqen ndaj ukrainasve me dy gola për 3 minuta

Shkruar nga Pamfleti

La Kosovën për Shqipërinë, mesfushori shkëlqen ndaj

Etnik Brruti ka qenë protagonist kryesor i Malishevës në ndeshjen miqësore që skuadra kosovare ka zhvilluar në kampin përgatitor në Turqi përballë ekipit të FC Kudrivka të elitës së futbollit ukrainas.

Në ndeshjen e sotme përgatitore, mesfushori i cili vendosi të linte Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë, la shenjë në pjesën e parë të ndeshjes.

Brruti shfrytëzoi maksimalisht dy gabime radhazi të prapavijës së ekipit ukrainas duke shënuar në minutat 21 dhe 23 të dy golat që vendosën fatin e këtij takimi, pasi i dhanë suksesin 2-0 ekipit të Malishevës.

etnik brruti sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje