
Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 22 në Premier Ligë. Në “Stamford Bridge”, Çelsi fitoi 2-0 ndaj Brentfordit, nga dy gabime të dhuruara nga kundërshtari.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 25, nga Zhoao Pedro, braziliani përfitoi nga një top i humbur nga Kajode dhe pas një goditje të fortë me të majtën, topi përfundoi në rrjetë. Në minutën e 75, i sapofuturi në fushë Liam Delap u pengua në zonë nga portieri Kaoimhin Keleher, penallti për “Blutë”. Kol Palmer u tregua i saktë dhe dyfishoi shifrat.
Në “Anfield Road”, Liverpuli barazoi 1-1 ndaj Bërnlit të vendit të parafundit në renditje, duke zhgënjyer kështu sërish. Në minutën e 32, Dominik Shoboslai pati shansin e artë për të kaluar në avantazh të kuqtë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë, por goditja e fortë e hungarezit u përplas në traversë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 42, Florian Uirc gjeti golin duke kaluar në avantazh të kuqtë. Barazimi i vendasve erdhi në pjesën e dytë, Markus Eduards shënoi pas asistit të Florentino. Armando Broja e nisi titullar dhe luajti 74 minuta, por pa gjetur dot golin.
Në sfidat e tjera, Sandërlendi fitoi me përmbysje 2-1 në shtëpi ndaj Kristal Palas. Totenhemi humbi në shtëpi në derbin londinez 1-2 ndaj Uest Hemit. Lidsi fitoi në fund 1-0 ndaj Fulhemit me golin e zëvendësuesit Lukas Nmeça.
Lini një Përgjigje